Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe sivjet nuk ka hapësirë për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Deputeti Memli Krasniqi thotë nuk kanë vije të kuqe për askënd, por që nuk preferojnë koalicion me të gjitha partitë në Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi thotë dëshirojnë koalicion me partitë që kanë një përafrim ideologji me PDK-në.
Shefi i deputetëve të PDK-së thotë se nuk mund të parashikojnë se çka mund të ndodh vitin e ardhshëm, por që sivjet nuk ka hapësirë për zgjedhje.
Sipas tij, koalicioni qeveritar është stabil.
“Personalisht nuk besoj që ka zgjedhje as ka hapësirë për të pasur zgjedhje në këtë vit. Janë më pak se dy vite që ne kemi përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu gati dy vite prej zgjedhjeve lokale, është shumë me rëndësi që edhe si vend të kalojmë në një stad ku respektojmë këto orare të rregullta kushtetuese dhe ligjore sa i përket zgjedhjeve… Jo vetëm në Kosovë por edhe vende të tjera, veçanërisht në rajon, nëse i keni përcjell zhvillimet këto vitet e fundit, pothuajse asnjë mandat nuk ka përfunduar deri në fund. Dhe në këtë kuadër ne nuk mund ta parashikojmë se çka mund të ndodh në vitin e ardhshëm. Por nëse mund të them kështu, në të ardhmen e parashikueshme nuk besoj që ka hapësirë për ta pasur zgjedhje sepse koalicioni qeveritar është stabil”, thotë ai.
Sipas Kransiqit, partnerët e koalicionit po e zbatojnë programin qeverisës dhe se stabiliteti mbi të gjitha bazohet në atë marrëveshje.
Krasniqi thotë se është krejt normale që në një koalicion ku ka disa partnerë, të ketë mendime të ndryshme, por sipas tij, ato nuk nënkuptojnë mospajtime.
I pyetur se a ka PDK vije të kuqe për ndonjë parti, Krasniqi thotë se nuk kanë, por që nuk preferojnë koalicion me të gjitha partitë.
Ai thotë se të gjithë në fund bëjnë koalicion me PDK-në, ani pse vazhdimisht thonë se kanë vija të kuqe.
“Për ne kanë pas vija të kuqe krejt, por krejt në fund vinë në koalicion me PDK-në, kjo ka me i përcjell edhe në të ardhmen normalisht. Vetëm ne nuk kemi vija të kuqe për askënd, sepse duhet të marrim parasysh këtë kontekst në të cilin jetojmë dhe këtë rregullim politik të cilin e kemi krijuar, kushdo që del, garon në zgjedhje, dhe merr një mandat qytetar dhe merr besimin e qytetarëve të Kosovës ai e ka legjitimitetin e vet. Nëse ne në një moment mund të pajtohemi për të pasur qeverisje të përbashkët, mund ta arrijmë një gjë të tillë, nëse nuk pajtohemi është krejtësisht e natyrshme që të ketë alternativa. Nuk preferojmë me të gjitha partitë me partitë me pas koalicion”, thotë ai.
Krasniqi shton se preferojnë që të koalicionet me PDK-në të jenë vetëm me partitë që kanë një përafrim ideologjik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025