LAJMI I FUNDIT:

Shkon me ‘Range Rover’, me çantë 100 mijë euroshe në universitet dhe jep provimin – Kim Kardashian, një avokate e së ardhmes

Shkon me ‘Range Rover’, me çantë 100 mijë euroshe në universitet dhe jep provimin – Kim Kardashian, një avokate e së ardhmes

Ajo po fillon një karrierë të re në fushën penale dhe planifikon të marrë provimin e jurisprudencës në Kaliforni në vitin 2022.

Dhe duke provuar se sa serioze është ajo për pasionin e saj të ri, studentja Kim Kardashian, ishte fotografuar me një çantë të vendosur nën krahun e saj ndërsa mbërriti në provimin e së mërkurës.


Kim ishte veshur në mënyrë serioze, ndërsa arriti me një ‘Range Rover’ në objektin e universitetit, në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo u sigurua që të vishte diçka të rastësishme në mënyrë që të mos tërhiqte më shumë vëmendje se që duhej.

Megjithatë, ndërsa pjesa tjetër e veshjes së saj mund të përputhet me atë të çdo nxënësi tjetër, ka pasur diçka shumë të dukshme atë ditë në pamjen e saj.

Në dorën e majtë, Kardashian mbante një çantë të vogël me lëkurë krokodili të markës ‘Hermes Birkin’, e cila vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 100,000 dollarë – megjithatë në varësi se kur dhe ku e blen, çanta mund të kushtojë shumë më tepër.

Kim ka të ngjarë që të jetë i vetmi person që në provim të ketë një çantë të tillë të kushtueshme – e cila mund të ndihmojë shumë studentë të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të arsimit të tyre në kolegj – dhe si kundër duket se ka shërbyer si diçka me fat për të.

Më vonë gjatë ditës, ylli i “Keeping up with the Kardashians” zbuloi se ajo e kaloi provimin.

“E kalova meqë ra fjala provimin tim”, shkroi ajo në Twitter.

Kim zbuloi këtë javë se po arrin në përfundim të vitit të parë të studimeve dhe do të marrë provimin e radhës në afatin e qershorit.

Ajo diskutoi drejtimin e saj të ri në jetë në një intervistë të ‘Vogue’ javën e kaluar, duke zbuluar se ajo po studion për provimin e jurisprudencës së vitit 2022 që nga vera e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori