LAJMI I FUNDIT:

Çfarë obligime shtëpiake duhet t’u jepni fëmijëve varësisht nga mosha që kanë

Çfarë obligime shtëpiake duhet t’u jepni fëmijëve varësisht nga mosha që kanë

Prindërit shpeshherë kanë tendenca të mendojnë se duke i nxitur fëmijët të bëjnë punë në shtëpi, fëmijët do të humbasin shumë kohë gjatë këtyre viteve të lirisë në jetët e tyre.

Por, psikologët argumentojnë se kur fëmijëve u jepet shansi për të na ndihmuar neve si prindër, ata ndihen sikurse anëtarë të plotë të familjes, mësohen të bëhen të pavarur dhe bëhen të përgjegjshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, është e rëndësishme që fëmijëve t’u jepni punë të shtëpisë në bazë të moshës që e kanë.


Për fëmijët 3 vjeç
Mësoni t’i mbledhin vetë lodrat dhe t’i vendosin në kutitë përkatëse. Gjithashtu duhet t’i pastrojnë dhëmbët, t’i ndërrojnë pizhamet me pak ndihmë, etj.

Për fëmijët 4 vjeç
Mësoni t’ju ndihmojnë për ta rregulluar shtratin, t’i pastrojnë pluhurat.

Për fëmijët 5 vjeç
Këta duhet ta bëjnë rregullojnë vet shtratin e fjetjes dhe t’ju ndihmojnë ta pastroni shtëpinë. Por, edhe duhet të mësohen t’i lidhin këpucët.

Për fëmijët 6 vjeç
Këta fëmijë duhet ta pastrojnë me vakuum dyshemenë, t’i ujisin lulet dhe ta hedhin bërllokun.

Fëmijët 7 vjeç
Duhet të jenë në gjendje të hekurosin gjëra të thjeshta, të shkojnë vet në shtrat për të fjetur, etj.

Fëmijët 8-9 vjeç
Duhet ta pastrojnë dyshemenë, t’i palosin rrobat, të pastrohen vetë, etj.

Fëmijët 9-10 vjeç
Duhet të mësohen ta përdorin rrobalarësin dhe tharësin e rrobave. Gjithashtu duhet të jenë të aftë ta kalojnë rrugën vet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Fëmija juaj
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Kalo në kategori