LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesë e Kongresit Global të Ndërmarrësisë në Bahrein

Kosova pjesë e Kongresit Global të Ndërmarrësisë në Bahrein

Prej 15-18 prill në Manama të Bahreinit, u mbajtën punimet e Kongresit të 7-të Global të Ndërmarrësisë. Nga ky kongres, Kosova përfitoi tri licenca prestigjoze globale.

E themeluar nga Kauffman Foundation (SHBA) më 2008, Rrjeti Global i Ndërmarrësisë (GEN) është platfoma më e madhe në botë që bënë bashkë ndërmarrës, investitorë, hulumtues, politikë-bërës e organizata që për mision kanë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, përmirësimin e ambienteve të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik nëpërmjet inovacionit e teknologjisë.

Në Kongresin Global të Ndërmarrësisë, përveç delegatëve nga e mbarë bota, të pranishëm ishin edhe Jonas Kjellberg (themelues i Skype), ish-Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves si dhe Jonathan Orthmans, President in GEN në SHBA. Kosova në këtë ngjarje globale, u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), z. Uranik Begu, i cili po ashtu është edhe nikoqir i Rrjetit Global të Ndërmarrësisë në vend.


“Global Entrepreneurship Network (GEN) mbetet platforma e vetme globale e integruar për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe ne si shtet dhe komunitet i shumë partnerëve jemi shumë të kënaqur me pozicionimin tonë në nivel botëror. Kosova, edhe pse një shtet i vogël, po depërton shpejt në nismat më të mëdha në botë për ndërmarrësi e inovacion, dhe kjo është si rezultat i punës dhe kontributit të secilit prej nesh, e posaçërisht bizneseve startup dhe ndërmarrësve të rinj”, deklaroi Begu.

Në këtë kongres, Kosova u rendit e dyta në vlerësimin global për kategorinë “Brand Champions” (çmim të cilin e kishte fituar më 2015), ndërsa Innovation Centre Kosovo ka arritur marrëveshje për t’i sjellur në vend edhe dy gara prestigjoze botërore: Entrepreneurship World Cup (Kupa Botërore e Ndërmarrësisë) e Creative Business Cup (Kupa e Bizneseve Kreative), si dhe partneritet me akseleratorin “Startup Genome” nga San Francisco.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë shënohet që nga viti 2013 dhe udhëhiqet nga ICK. Në edicionin e fundit kjo javë u shënua nga 50 organizata e institucione partnere, dhe u mbështet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ, Kuvendi i Kosovës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e SHBA-së dhe EFSE. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori