LAJMI I FUNDIT:

Për nder të Pashkëve, Elkos Grup dhe ETC shpërndajnë pako ushqimore (Video)

Për nder të Pashkëve, Elkos Grup dhe ETC shpërndajnë pako ushqimore (Video)

Për nderë të festës së pashkëve, rreth 100 pako ushqimore i janë dhënë kishës katolike. Ky veprim u mirëprit, ndërsa  donatorët thanë se tashmë është bërë traditë, që të ndihmojnë për festa.

Për nderë të festës së pashkëve, Elkos Grup dhe ETC , kanë shpërndarë pako ushqimore për disa kisha në rajonin e Dukagjinit.

Don Lorent Sopi, Famullitar i kishës katolike në Klinë, mirëpriti këtë përkrahje.


“Në këtë rast isha i befasuar pak sepse vet nuk i kam bërë kërkesën sepse më erdhi vështirë, por zotëri Ramizi më mori në telefon dhe më tërhoqi “vërejtjen” duke më thënë “pse nuk drejtohesh për të kërkuar ndihmë, sepse ne edhe ashtu duam të ndihmojmë”, dhe i thashë se deshëm t’iu kursejmë kësaj radhe, por ai nuk dëshiron ta ndërpresë traditën”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Don Lorent Sopi.

Mirënjohës për këtë, u shpreh edhe famullitari i kishës së Pejës, Don Fron Sopi.

“I falënderona në emër të gjithë skamnorëve dhe në emrin tim, Zoti ju shpërbleftë me të mirat e veta”, tha Don Fron Sopi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, Fisnik Dema, përfaqësues i Elkos, thotë se tashmë kompania e ka bërë traditë, që në festa, të ndaj gëzimin bashkë.

“Tradita e kompanisë sonë do vazhdojë dhe nuk do të ndalet në mënyrë që sadopak të ndihmojmë skamnorët dhe t’ua gëzojmë zemrat para këtyre festave që janë festa të solidaritetit tonë”, deklaroi Fisnik Dema.

Me këtë rast, janë ndarë nga 100 pako për një kishë në Gjakovë, një në Klinë dhe dy kisha në Pejë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/