LAJMI I FUNDIT:

Zhytësi britanik që ndihmoi në nxjerrjen e 12 nxënësve të ngecur në një shpellë në Tajlandë, është nxjerrë pas ngujimit në një shpellë (Foto)

Zhytësi britanik që ndihmoi në nxjerrjen e 12 nxënësve të ngecur në një shpellë në Tajlandë, është nxjerrë pas ngujimit në një shpellë (Foto)

Njëri nga zhytësit britanik, që ndihmoi në nxjerrjen e 12 nxënësve të ngecur në një shpellë në Tajlandë, ka qenë në qendër të një misioni të ngjashëm shpëtimi – por, kërkoi vetëm pica, kur u nxor nga ngujimi pas 28 orëve.

Josh Bratchley po e eksploronte një shpellë në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, së bashku me një grup zhytësish nga Britania e Madhe, kur humbi orientimin dhe nuk mundi të shfaqej sërish në sipërfaqe në kohën e caktuar, transmeton Telegrafi.

Të frikësuar për gjendjen e tij, shoqëruesit ia nisën ta kërkonin, por nuk po e gjenin askund. Me të marrë lajmin, autoritetet kanë dhënë alarmin dhe dy grupe nga shtete të ndryshme janë nisur për ta kërkuar.


Bratchley gjatë eksplorimit të një shpelle

Ata kanë hyrë në sistemin e shpellës së thellë 120 metra dhe e kanë gjetur Bratchley në një pjesë të ngritur, ndërsa e kanë nxjerrë jashtë pas një ore.

“Atë e gjetëm të qetë, me vetëdije dh të orientuar. E vetmja gjë që kërkoi kur e nxorëm, ishte një copë picë” ka thënë anëtari i një prej grupeve të shpëtimit.

Kontrolli që i kanë bërë mjekët, ka gjetur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se mund të vazhdojë me zhytjet e parapara me grupin.

Së bashku me një grup zhytësish, Bratchley ka ndihmuar në nxjerrjen e 12 nxënësve, që kishin ngecur në një shpellë të Tajlandës, gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/