Kanë mbetur dhe disa orë deri në mbylljen zyrtare të afatit kohor për partitë politike, që t’i paraqesin kandidatët e tyre potencialë për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilat zgjedhje priten të mbahen më 19 maj.
Edhe pse niveli qendror përveç PDK-së ende nuk kanë caktuar zyrtarisht kandidaturat për kryetarë komunash, Telegrafi ka kontaktuar me disa nga kryetarët e degëve të partive politike në Mitrovicë, për të parë se cili është qëndrimi i tyre.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dega në Mitrovicë, Faruk Mujka, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se në Mitrovicën veriore do të kenë kandidat për kryetar komune, ndërsa për komunat tjera nuk ka informacion.
“Për Komunën e Mitrovicës së veriut, VV-ja ka zgjedhur që të ketë kandidat për kryetar komune, Erden Atiq. Për komunat tjera, ende nuk e dimë se kryesia qendrore se çfarë ka vendosur”, ka thënë Mujka.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ketë kandidat për kryetar komune.
Këtë e bëri të ditur për Telegrafin, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Mitrovicë, Safet Kamberi.
Kamberi tha se LDK-ja do të marrë pjesë në këto zgjedhje vetëm me komisionar dhe vëzhgues.
“Dje kemi kontaktuar edhe me kryesinë qendrore dhe me sekretarin e përgjithshëm, ku i kemi diskutuar këto çështje. Ne si LDK i menaxhojmë edhe komunën e Zveçanit dhe komunën veriore sepse janë pjesë e degës së LDK-së, në Mitrovicë. Jemi konsultuar dhe me aktivistët tonë dhe kemi vendosur që përveç përfaqësimit nëpër komisione komunale zgjedhore, si parti do të marrim pjesë edhe me komisionar dhe vëzhgues ku do të bëhet një mbikëqyrje e procesit zgjedhor. Ndërsa sa i përket kandidatëve për kryetar në këto komuna, nuk do të jemi pjesë e kandidimeve”, ka thënë Kamberi.
I pyetur se cila është arsyeja e mos pjesëmarrjes së tyre me kandidat për kryetar komune, ai tha: “Ka arsye të mjaftueshme, pasi jemi të bindur që kandidati shqiptar i ka mundësit e vogla që të ketë diçka në këtë drejtim, mirëpo ne do të jemi pjesë aktive e procesit zgjedhor, qoftë nëpërmjet përfaqësimit komisionar, qoftë nëpërmjet vëzhguesve edhe me përfaqësues nëpër komisione komunale zgjedhore. Do të jemi në mbikëqyrje të rreptë të këtij procesi, por jo me kandidat për kryetar të këtyre komunave”.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Mitrovicë, Jeton Ujkani, i cili tha se nuk ka kompetencë të deklarohet për komunat në veri të vendit.
Në anën tjetër AAK në nivel qendror kanë vendosur që të mos marrin pjesë me kandidatë për kryetar komunash në këto zgjedhje.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dega në Mitrovicë, Agim Bahtiri, deklaroi se kjo parti nuk do të ketë kandidat për kryetar komune, mirëpo ata do të përkrahin cilën do parti politike shqiptare që do të kandidojë në këto komuna për kryetar.
Kandidatja që tashmë ka paraqitur kandidaturën për kryetare komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicën e veriut, Gonxhe Çaushi pret që numri i votuesve shqiptarë të rritet edhe më shumë.
Ajo për Telegrafin tha se pret edhe nga komunitetet tjera t’ia besojnë votën e tyre në këto zgjedhje.
“Pres që numri i votuesve shqiptarë të rritet dhe më shumë, duke marr parasysh që jam e vetmja kandidate për kryetare që kandidoj nga komuniteti shqiptar, dhe marrë parasysh që një pjesë e serbëve nuk do të dalin në zgjedhje pres fitore në një proces të qetë të rregullt dhe demokratik. Pres që edhe komunitetet të tjera duke përfshirë edhe komunitetin serb të ma besoj votën dhe të dalin të votojnë”, ka thënë ajo.
E pyetur se a pret përkrahje nga partitë tjera politike të komunitetit shqiptar, Çaushi tha: “Ne nuk kemi bërë koalicion me partitë tjera. Duke u bazuar në të kaluarën që përpos që nuk janë treguar të unifikuar meqë kam qenë kandidatja e parë që kam shpreh kandidimin, përkundrazi i kam pas edhe kundërshtarë. Andaj ne kemi koalicion vetëm me qytetarin pasi për neve ka rëndësi vota e tyre, pa dallim etnie apo bindje politike. Ne jemi subjekti më i madh në veri. Jemi të vetmit që kemi dy asamblist e kjo është falë besimit të qytetarëve ndaj nesh dhe punës tonë e cila është në interes të tyre tash e shumë vite”.
Kandidatja për kryetare Çaushi ka ftuar të gjithë partitë politike që kësaj here në mënyrë deklarative ta përkrahin meqë kurrë më shumë se tash , siç tha ajo këto parti e kanë rastin të kontribuojnë në unitet.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto komuna pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme. Zgjedhjet komunale për komunat veriore do të mbahen më 19 maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite