LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mirëpret Samitin e Berlinit: Mundësi për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që e rëndojnë Ballkanin Perëndimor

Haradinaj mirëpret Samitin e Berlinit: Mundësi për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që e rëndojnë Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mirëpret takimin e nivelit të lartë joformal i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se ky takim, ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që e rëndojnë Ballkanin Perëndimor.


“Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.

Samiti i Berlinit do të mbahet më 29 prill. Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Mekrel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori