LAJMI I FUNDIT:

Burim Ramadani emërohet si Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO

Burim Ramadani emërohet si Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është angazhuar sot nga Qeveria në detyrën e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, transmeton Telegrafi.

Ramadani, ka shprehur mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Rrustem Berisha, Qeveria e Kosovës, institucionet tjera dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Përkushtimi i Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në NATO është reflektim i përkushtimit të popullit të Kosovës.
Sot, në vazhdën e angazhimeve institucionale, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të angazhohem në detyrën e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO”, ka shkruar Ramadani në Facebook.


Shkrimi i plotë:

Kosova është tregim i përbashkët suksesi me NATO-n

Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s. Anëtarësimi në NATO është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore.

Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Si një vend e popull që ka vuajtur tragjeditë e luftës, ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e shteteve të rajonit në NATO.

Gjatë këtyre 20 vjetëve, kemi bashkëpunim dhe koordinim të plotë me misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë. Po ashtu, kemi bashkëpunim në baza ditore me NALT-in, që na ndihmon në zhvillimin e standardeve demokratike.

Kosova dëshmon tregim të suksesit të përbashkët me NATO-n. Institucionet e sigurisë në Kosovë, në rend të parë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka kapacitete të specializuara që mund të ndihmojnë paqen dhe sigurinë kudo në botë krah për krah me ushtarët e vendeve të NATO-s.

Kosova ka marrë mbështetje për paqe që 20 vjet.

Tregimi i Kosovës është i shkëlqyeshëm: Një vend i vogël – që është ndihmuar të jetojë në paqe – pas 20 vjetësh është plotësisht i gatshëm që krah për krah me NATO-n të ndihmojë edhe popujt tjerë të gëzojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Përkshtimi i Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në NATO është reflektim i përkushtimit të popullit të Kosovës.

Sot, në vazhdën e angazhimeve institucionale, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të angazhohem në detyrën e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Shpreh mirënjohjen e plotë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri Rrustem Berisha, Qeveria e Kosovës, institucionet tjera dhe partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori