LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Sulmi ndaj ekipit të TV21 është akti i primitivizmit

OBRM-PDUKM: Sulmi ndaj ekipit të TV21 është akti i primitivizmit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Liria e mediave është domosdoshmëri e secilës shoqëri. Pushteti dje pamundësoi ekipi i televizionit ta kryejë punën e vet. Kjo është e palejueshme.

“OBRM-PDUKM në mënyrë më të ashpër dënon sulmin e djeshëm të ekipit të TV21 dhe i njëjti është akt i primitivizmit dhe nuk i ngjan shoqërisë së Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se pushteti nuk duhet ta suspendojë gazetarinë e pavarur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stevo Pendarovski, sipas OBRM-PDUKM-së, është nervoz dhe angazhon anëtarë partiak që nga takimet partiake kërcënojnë se në KShZ do të hynë me pistoletë ndërsa shërbimet e sigurisë nuk kanë reaguar.


“Republika e Maqedonisë ballafaqohet me shërbime të sigurisë të politizuara. Pikërisht për këtë arsye duhet të vendosen parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimi i së drejtës’, thonë nga OBRM PDUKM./Telegrafi/