LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen 10 persona në 12 aksidente në Shkup

Lëndohen 10 persona në 12 aksidente në Shkup

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundi kanë ndodhur 12 aksidente nga ku 10 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Sipas SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundi policia ka shqiptuar 97 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 81 automjete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 vozitës që kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën për të vozitur, si dhe 22 automjete të paregjistruara dhe tre automjete me defekte teknike. Janë dënuar edhe 28 vozitës që kanë lëvizur mbi shpejtësinë e kufizuar.


Në dritë të kuqe kanë kaluar 8 vozitës, 10 vozitës kanë tejkaluar në mënyrë të parregullt ndërsa një shofer s’ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit te vijat e bardha.

Raporti i SPB Shkup tregon se 31 vozitës kanë folur me telefon derisa kanë drejtuar makinën dhe shtatë vozitës nuk kanë përdorur rripin e sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori