Banka kryesore e Gjermanisë, “Deutsche Bank” përballet me gjoba, veprime ligjore e madje deri në hetimin e stafit të lartë drejtues, për shkak të rolit të saj në skemën ruse të pastrimit të parave prej rreth 20 miliardë dollarësh.
Këtë e bën të ditur “The Guardian”, duke iu referuar një raporti të brendshëm konfidencial, të cilën edhe e zotëron.
Banka pranon se ekziston një rrezik i madh që autoritetet rregullatore në SHBA dhe Britaninë e Madhe të ndërmarrin “veprime të qenësishme disiplinore” kundër saj. Ajo pranon gjithashtu se skandali ka dëmtuar “markën globale” të saj, e me shumë gjasë do të shkaktojë “ndrydhje të klientelës”, humbjen e besimit tek investitorët dhe një rënie të vlerës së saj në bursa.
“Deutsche Bank” është përfshirë në një operacion të gjerë pastrimi parash, i mbiquajtur “Global Laundromat”. Kriminelë rusë me lidhje me Kremlinin dhe KGB-në përdorën skemën mes viteve 2010 dhe 2014, për të transferuar para në sistemin financiar perëndimor. Paratë e përfshira mund të shkojnë deri në 80 miliardë dollarë, sipas asaj që besojnë detektivët.
Kompani mëmë, të vendosura kryesisht në Britani, “huazuan” para te njëra-tjetra. Kompanitë shpallën më pas falimentin për shkak të borxhit fiktiv tejet të madh. Gjykatës të korruptuar në Moldavi “verifikuan” borxhin, e kësisoj miliarda u transferuan nga Moldavia për në vendet balltike, përmes një banke në Letoni.
“Deutsche Bank” u përdor për të pastruar para përmes rrjetit korrespondues bankar të saj, duke lejuar kësisoj pagesa të paligjshme ruse të kanalizoheshin drejt Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian apo edhe Azisë. Banka ka qenë totalisht e pandërgjegjshme për këtë mashtrim, deri kur “The Guardian” dhe Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) nxorën në dritë këtë histori në vitin 2017. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze