LAJMI I FUNDIT:

BE refuzon të njohë sovranitetin e Izraelit në Golan

BE refuzon të njohë sovranitetin e Izraelit në Golan

Bashkimi Evropian (BE) refuzon të njohë sovranitetin izraelit në lartësitë e Golanit dhe e konsideron një vullnet të rrezikshëm për të ndryshuar kufijtë, tha sot shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret e okupuara dhe aplikon një qëndrim të tillë në lartësitë e Golanit, i cili iu bashkua Izraelit më 1967”, tha Mogherini gjatë një adresimi në Parlamentin Evropian në Strasburg.


Sipas saj, ndryshimi i kufijve me mjete ushtarake është një ide e rrezikshme, duke kërkuar respektimin e normave ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi më 21 mars se dëshiron të njohë sovranitetin izraelit mbi Golanin, që është në kundërshtim me politikën e mëparshme amerikane. Trump nënshkroi një deklaratë të njohjes së sovranitetit katër ditë më vonë në Shtëpinë e Bardhë.

Mogherini përsëriti se BE është e angazhuar për njohjen e dy vendeve, Izraelit dhe Palestinës.

“BE ka një qëndrim të qartë dhe bën thirrje për bisedime të reja për paqen. Procesi i paqes nuk ekziston më, por ne duam ta ringjallim,” tha përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Lartësitë e Golanit janë një rrafshnaltë në kufirin midis Izraelit, Libanit, Jordanisë dhe Sirisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori