Me 19 maj qytetarët në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar për kryetarin e ardhshëm të tyre.
Partia e Kryeministrit Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pritet t’i hyjë garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, tha për Telegrafin se në dy ditët e ardhshme pritet t’i dërgojnë në KQZ, kandidatët për certifikim.
“Zgjedhjet janë proces demokratik i legjitimitetit të faktorit politik e vendimmarrës, prandaj edhe ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, do të marrim pjesë në procesin zgjedhor që do të organizohet në veri të Mitrovicës. Nesër ose të enjten pritet t’i dërgojmë në KQZ, kandidatët për certifikim”, tha Lekaj.
Lekaj, u shpreh i bindur se me platformën që do t’ia ofrojnë qytetarëve në pjesën veriore, ata do të jenë faktor për të shtyrë proceset përpara.
“Do ofrojmë platformën tonë për këtë pjesë të vendit, dhe besojmë që do të arrijmë të jemi faktori për të shtyrë përpara procese edhe në ketë pjesë të Kosovës, ashtu siç po ndodhë në tërë Kosovën nga Qeveria Haradinaj”, ka thënë ai.
Ndryshe nga Lekaj, deputetja nga partia në opozitë, Besa Gaxherri (LDK), thotë se vendimi i presidentit Hashim Thaçit, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri është vetëm një lëvizje e qëllimshme, dhe që nuk pret asgjë që të shkon sipas rregullave ligjore.
“Këto vendimet e domosdoshme që duhet me ndodhë janë spekulime, ose lëvizje të qëllimshme të koalicionit qeverisë. Të cilat presidenti ndonjëherë është në shërbim të koalicionit, e ndonjëherë kundërshtar, qoftë edhe kundër kryeministrit edhe kryetarit të PDK-së. Pra, ne këtu nuk shohim asgjë që vërtetë procedohet e shkon sipas rregullave ligjore. Çdo gjë kalkulohet për qëllime të caktuara politike, personale e grupore”, deklaroi Besa Gaxherri për Telegrafin.
Telegrafi, ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Vetëvendosje rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, por ata nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Kujtojmë se, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore do të mbahen më 19 maj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite