LAJMI I FUNDIT:

“Ai është një hero”: Vrapoi përmes zjarrit në katedralen Notre Dame, për të shpëtuar artefaktet – përfshirë Kurorën e Krishtit (Foto/Video)

“Ai është një hero”: Vrapoi përmes zjarrit në katedralen Notre Dame, për të shpëtuar artefaktet – përfshirë Kurorën e Krishtit (Foto/Video)

Një prift francez që ndihmoi të plagosurit pas sulmit terrorist më të keq në Paris këtë shekull dhe që mbijetoi në një pritë në Afganistan ka dalë të jetë gjithashtu një hero i zjarrit mbi katedralen Notre Dame në Paris.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jean-Marc Fournier, Kapelan i Brigadës së Zjarrfikësve në Paris, thuhet se shpëtoi disa artefakte, përfshirë edhe Kurorën e Krishtit, nga katedralja që ishte përfshirë nga flakët.


Pamjet gjatë dhe pas tragjedisë - çfarë ka mbetur nga Notre Dame në Paris (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamjet gjatë dhe pas tragjedisë - çfarë ka mbetur nga Notre Dame në Paris (Foto/Video)

Kishte frikë se artefaktet fetare do të humbeshin pasi flakët përfshinë ndërtesën, por Ati Fournier siguroi që ato të ishin marrë dhe gjendeshin të sigurta.

Një gjë e tillë shtohet se u konfirmua nga një burim i shërbimeve emergjente i cili tha: “Ati Fournier është një hero absolut”.

Jean-Marc Fournier

“Ai nuk shfaqi fare frikë, pasi ai shkoi drejtpërsëdrejti te artefaktet brenda Katedrales dhe siguroi që ato – disa prej tyre – të jenë shpëtuar. Ai merret me jetën dhe vdekjen çdo ditë dhe nuk shfaqë frikë”.

Ndryshe, zjarri shpërtheu në ndërtesën mesjetare të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në kryeqytetin francez të hënën, duke rrëzuar edhe çatinë e saj në tokë, ndërsa flakët dhe retë e tymit u “ngjitën” në qiell.

Zjarri, i cili në një moment kërcënoi të gjithë ndërtesën, u soll nën kontroll herët të martën rreth nëntë orë pas shpërthimit.

Por Ati Fournier njihet gjithashtu edhe për faktin se nxitoi në Bataclan në Paris më 13 nëntor 2015, kur militantët e Shtetit Islamik vranë 89 vetë duke përdorur armë dhe eksplozivë.

Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë - historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)
Lexo po ashtu Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë - historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)

Kapelani modest u lut për të vdekurit dhe ngushëlloi ata që u plagosën ose kishin humbur të dashurit.

Ati Fournier, i cili është në moshën 50 vjeçare filloi karrierën e tij si prift katolik në Gjermani më pas u zhvendos në departamentin e Sarthe të Francës.

Ai u bashkua me dioqezën e forcave të armatosura në 2004, duke kaluar shtatë vjet duke punuar me ushtrinë në të gjithë botën.

“Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)
Lexo po ashtu “Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)

Në Afganistan ai ishte përfshirë në një pritë në të cilën u vranë 10 ushtarë.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, falënderoi shërbimet e emergjencës së qytetit në një postim në Twitter, duke zbuluar se ata kishin formuar një “zinxhir njerëzor për të shpëtuar veprat” e Notre Dame. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori