LAJMI I FUNDIT:

Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë – historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)

Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë – historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila sot është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1160, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Vetë kisha nga proporcione impozante, në veçanti në kohën kur ishte ndërtuar – ajo është e lartë 128 metra, e gjerë 48 kurse kullat e kambanave janë 69 metra të larta, transmeton Telegrafi.


Sikurse shumë kisha tjera në Evropë edhe Notre Dame ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve, e dëmet e mëdha i ka “përjetuar” gjatë Revolucionit francez kur një numër i madh i pikturave religjioze dhe skulptura të shumta u shkatërruan.

Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

E gjatë çlirimit të Parisit nga nazistët, katedralja kishte pësuar më pak dëme nga plumbat që kishin përfunduar në fasadën e saj. Megjithatë, gjatë gjithë historisë së saj, Notre Dame asnjëherë nuk kishte pësuar dëme kaq të mëdha siç ishte zjarri i sotëm që vazhdon të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit të Parisit. Kjo katedrale sipas ekspertëve është shkatërruar për vetëm dy orë.

Gjatë mesit të shekullit të 19-të, ishin kryer restaurime në këtë katedrale që kanë zgjatur 25 vite, kurse zyrtarët e saj kanë paralajmëruar që katedralja që e vizitojnë 12 milionë turistë në vit (më shumë sesa Kullën Eiffel), ka nevojë për renovime tjera.

Pamje nga zjarri që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje nga zjarri që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris (Foto/Video)

Nënkryetari i qytetit të Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTV se ekipet speciale janë duke u munduar t’i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales. Ky objekt është i vjetër hiq më pak se 850 vite dhe konsiderohet si simboli i Parisit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori