LAJMI I FUNDIT:

Elezaj: Kompanitë e gurthyesve duhet të vendosin filtrat për ruajtën e mjedisit

Elezaj: Kompanitë e gurthyesve duhet të vendosin filtrat për ruajtën e mjedisit

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për gurthyesit në këtë komunë.

Elezaj ka thënë se kompanitë të cilat kanë licenca valide nga Institucioni Rregullator i Minierave, kanë për obligim të ruajnë mjedisin duke i vendosur filtrat.

Ai tha se komuna nuk ka shumë njohuri për këtë çështje, dhe se obligimi bie mbi Institucionin Rregullator të Minierave.


“Të gjithë gurthyesit që burojnë në rajonin e Klinës, kanë licenca  valide nga Institucioni Rregullator i Minierave, mirëpo është kompetencë e tyre, pasi të gjithë ata kanë aplikuar me një program për ruajtjen e mjedisit dhe i është aprovuar nga i njëjti institucion, kështu që ata e kanë obligim t’i respektojnë dhe t’i vendosin filtrat, ndërsa ne si institucion lokal nuk kemi shumë njohuri për ato. Mirëpo Rregullatori i Minierave mendoj që duhet të jetë këmbëngulës dhe t’i detyroj këto kompani që t’i vendos filtrat”, ka thënë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori