Pakos së masave të qeverisjes lokale për digjitalizimin e shërbimeve të administratës dhe sistemeve interne zyrtare, pas themelimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, po i shtohet edhe një projekt i ri, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Në takimin e sotëm të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu i cili shoqërohej nga zv.ministri i Financave, Mustafa Grainca dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Selim Marevci, me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj u diskutua për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, objekti i së cilës është në përfundim e sipër si dhe të gjitha kushtet tjera të parapara me marrëveshjen për themelimin e kësaj qendre.
Siç njofton Komuna e Ferizajt, e veçantë në këtë takim, ishte edhe mbështetja që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dha për Ferizajn për projektin e digjitalizimit të shërbimeve komunale, me theks të veçantë atë të sistemit të edukimit, që do të realizohet për herë të parë në vendin tonë, gatishmërinë për të cilën e konfirmoi vet ministri Beqaj.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se me këtë projekt, por edhe projektet tjera që po zbatohen në dobi të digjitalizimit të shërbimeve në kuadër të administratës komunale, Ferizaj përfundimisht po mbyll ciklin e investimeve bazike në lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, duke krijuar model shërbimesh në gjithë vendin. Ai, tutje tha se edhe funksionalizimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj është vlerë e shtuar në këtë drejtim, duke i dhënë mundësinë të rinjve të prezantojnë idetë dhe vizionin e tyre.
Digjitalizimi i shërbimeve paraqet hapin vendimtar dhe kapitullin e ri në funksion të transparencës, për të cilën qeverisja lokale ka objektiva të qarta në kuadër të platformës qeverisëse, jetësim i së cilës po bëhet përmes projekteve të tilla./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë