Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar në shqyrtim të dytë, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha ka kërkuar që të votohet një projektligj i tillë i cili do e bënte funksionale këtë dhomë, e cila nuk punon që nga qershori i vitit të kaluar.
“Është jo funksionale realisht nga qershori i vitit të kaluar pra prej përfundimit të mandatit të EULEX-it apo largimit të gjyqtarëve të EULEX-it, tashmë nuk është funksionale, janë rreth 22 mijë lëndë që janë të pazgjidhura dhe kryesisht janë para të punëtorëve të cilët e presin 20 për qindshin e ndërmarrjeve të privatizuara gjatë viteve të fundit. Prandaj, mendoj se është tejet e rëndësishme që kjo çështje mos të shihet si agjendë politike e askujt, por të shihet si një funksionalizim i mëtutjeshëm të sistemit tonë të drejtësisë sepse kjo na mundëson rekrutimin e menjëhershëm të gjyqtarëve tanë në kuadër të kësaj dhome dhe rritjen e efikasitetit të kësaj dhome”, tha Tahiri.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ,Sami Kurteshi, tha se projektligji për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit përbënë shumë mangësi.
“Lëndët që janë duke pritur nuk janë për faj të deputetëve apo komisionit, çështja tjetër që është diskutuar gjatë kohë edhe në komision edhe në grupet punuese ka të bëjë që është themelore ka shumë mangësi ky ligj sepse vetë privatizimi domethënë ka qenë një çështje që ka pasur karakter kriminal që është konstatuar edhe në këtë Kuvend por edhe në forumet tjera, ka pasur vërejtje të ndryshme por vërejtja kryesore ka të bëjë me përbërjen e kolegjeve në shkallë të parë me një anë është konstatuar rëndësia e madhe dhe është konstatuar se kemi të bëjmë shpesh herë me vendime që prekin qindra e mija punëtor” u shpreh Kurteshi.
Në mungesë të votave të deputetët në seancën plenare që po mbahet sot nuk kanë kaluar një sërë ligjesh ndër to votimi në parim i projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, votimi në parim i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, votimi në parim i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite