LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka marrë vendim që të pandehurit Z.K t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z.K në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe në periudhën e luftës në Kosovë, saktësisht me datë 26 mars 1999, rreth orës 20:00 derisa ishte i veshur me uniforme të policisë serbe, i armatosur (me armatim dhe pajisje policore) me vetëdije dhe qëllim duke vepruar në grup sipas planit dhe urdhrave të eprorëve tjerë, kishin kryer vepra penale të privimit nga jeta të O.N, B.N, B.N dhe A.N, plagosjes, torturës, shkatërrimit e plaçkitjes, torturimit e maltretimit të skajshëm psikik e fizik, djegies së pronës dhe dëbimit ndaj familjes N., 19-anëtarëshe nga fshati Nerodime e Epërme në Ferizaj.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti pas kryerjes së veprës penale për një kohë ka qenë në arrati dhe që nga pas lufta viti 1999 nuk ka jetuar në Kosovë, pra i njëjti nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, dhe së fundmi ka jetuar në Kragujevc të Republikës së Serbisë , pra i njëjti i është shmangur organeve të ndjekjes, dhe hetuesisë, po ashtu si shkak tjetër për caktimin e kësaj mase është sepse i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Gjykata konstatoj se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 n ën par 2.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së ngase ka arsye për të besuar se i njëjti mund të fsheh, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, si dhe të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar të cilët janë në njohuri për ngjarjen dhe bashkë me të pandehurit e tjerë të cilët janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori