Ish- kandidati për deputet të LDK-së, Valon Murtezaj ka komentuar procesin e brendshëm zgjedhor në këtë parti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Murtezaj ka thënë se ky është proces i transformimit kulturor të LDK-së, duke shtuar se është edhe atraktiv dhe zhvillimor.
Por, siç shprehet ai, është edhe proces kompleks, shumëdimensional dhe me riskun e vet përcjellës.
“Secili dhe secila të bëjë një vlerësim real të aftësive dhe mangësive, dhe në bazë të kësaj të jap kontributin individual në gjithë procesin. Kjo nuk është gjëja më e lehtë, por zhvillimi në kulturën individualiste fillon kur individi bën vlerësim real të vetes”, shkruan ai.
Ka thënë se “gara zgjedhore brenda LDK-së, në secilin nivel të organizimit, po kalon nga periudha ‘Unë jo, por Ti’, në periudhën, ‘Ti jo, por Unë’!.”
Postimi i plotë
Një vështrim i vëmendshëm për zgjedhjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, sjell në pah një aspekt të rëndësishëm që po ndodh. Ky është proces i transformimit kulturor të LDK-së. Në njërën anë, ky proces transformimi është interesant, atraktiv dhe zhvillimor, ndërsa në anën tjetër është kompleks, shumëdimensional dhe me riskun e vet përcjellës.
Një fenomen po bëhet i vërejtshëm.
Gara zgjedhore brenda LDK-së, në secilin nivel të organizimit, po kalon nga periudha ‘Unë jo, por Ti’, në periudhën, ‘Ti jo, por Unë’!
Kjo do të thotë që nga kultura kolektiviste që ka dominuar proceset zgjedhore prej themelimit e fillimit, gradualisht por gjithnjë e më qartë dhe intensivisht, po kalon në kulturën individualiste të garës.
Pra, nga vendosja e rolit kolektiv në plan të parë, dhe rolit individual në plan të dytë – që nënkupton individin që shikon përreth kush është më i duhur për të qenë udhëheqës, ndërsa veten e sheh si përkrahës në rolin e vet primar – po kalohet në periudhën kur individi e sheh veten si udhëheqës në rolin primar, dhe të tjerët në rolin e përkrahësve.
Që të jem sa më i qartë: e gjithë kjo është plotësisht në rregull, dhe sidomos është plotësisht legjitime.
Poashtu, gjithmonë duke qëndruar në kuadrin konstruktiv të zhvillimeve, kjo mund të kuptohet dhe interpretohet edhe në mënyrë tjetër: kultura individualiste e shprehur ka synim të punojë për interesat e të tjerëve, por duke realizuar këtë përmes ambicies për të ardhur në rolin udhëheqës fillimisht, dhe pastaj përmes ekipeve të zgjedhura dhe pasuesve përkrahës të adresohen çështjet me interes për pasuesit (elektoratin), dhe në kontekstin më të gjërë për qytetarët.
Eshte e paqëlluar të themi se cila kulturë, ajo kolektiviste apo individualiste, është më e mirë se tjetra. Ngase, shpeshherë këto janë të ndërlidhura, apo mund të ndërlidhen, dhe sidomos nëse janë në shërbim të pasuesve (dhe qytetarëve) dhe përmbushin interesat e tyre, atëherë gjërat janë në rregull.
Poashtu, është rrjedhë normale e transformimit për një organizatë si LDK, që vepron për tre dekada, dhe sidomos duke pasur parasysh ndryshimet dhe transformimet e përgjithshme në kulturën politike dhe shoqërore në përgjithësi në Kosovë.
Por, për të qenë gjithçka OK, lidhur me gjithë këtë që u tha më lartë, kushdo (Secila dhe Secili) që synon post udhëheqës duhet të ketë edhe disa aspekte parasysh, dhe t’i zbatojë me përpikëri dhe me ndërgjegjën më të lartë.
Eshtë e rëndësisë esenciale, që pazëvendësueshëm dhe domosdoshmërisht: procedurat demokratike dhe pjesëmarrëse duhet të udhëhiqen nga synimet dhe parimet e meritokracisë që në thelb kanë parimin ‘njeriu i duhur në vendin e duhur’, që arrihen përmes zbatimit të plotë të normave që rregullojnë këto procedura.
Krejt në fund, kushdo që është pjesë e procesit zgjedhor, duhet të manifestojë aftësinë e të kuptuarit të një koncepti themelor individual dhe njerëzor: njohjen e vetes (vetvetes)
Kjo nënkupton që secili dhe secila të bëj një vlerësim real të aftësive dhe mangësive, dhe në bazë të kësaj të jap kontributin individual në gjithë procesin. Kjo nuk është gjëja më e lehtë, por zhvillimi në kulturën individualiste fillon kur individi bën vlerësim real të vetes.
Mendoj, kjo është rruga e duhur, në këtë moment, që do të siguronte proces transformimi efektiv kulturor të nevojshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe të Kosovës europiane në përgjithësi si efekt pasues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit