LAJMI I FUNDIT:

Një sezon triumfi dhe rekordi, Z Mobile Prishtina mposhti Ponte Prizrenin

Një sezon triumfi dhe rekordi, Z Mobile Prishtina mposhti Ponte Prizrenin
Z Mobile Prishtina (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Z Mobile Prishtina ka njohur vetëm fitore në edicionin e sivjetmë të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra bardhekaltër e ka bërë atë që nuk e kishte bërë askush më parë: Në 28 ndeshje ka regjistruar 28 fitore!


Kryeqytetasit e kanë mposhtur secilin kundërshtar në sezonin e rregullt, ndërsa viktima e tyre e fundit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ishte Ponte Prizreni.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Ishte një fitore e lehtë për ekipin nga kryeqyteti që triumfoi me epërsi prej 35 pikësh (106-71).

Të katër çerekët (21:18; 29:19; 37:16 dhe 19:18) përfunduan me fitore të Prishtinës që edhe njëherë e dëshmoi dominimin në skenën e basketbollit vendor.

Falë këtij suksesi, Z Mobile Prishtina bëhet skuadra e parë në histori që njeh vetëm fitore (28-0) përgjatë një edicioni të rregullt. /Telegrafi/