LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë për burgjet

Bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë për burgjet

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, së bashku me stafin e shërbimit, vizitoi Drejtorinë e Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, ku në të ardhmen do të ketë vizita të ndërsjella të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët.

Gjatë kësaj vizite Thaçi takoi drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, Agim Ismajli, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.

Sipas një komunikate të shërbimit korrektues, Thaçi dhe Ismajli gjatë takimit shkëmbyen ide dhe përvoja në shumë fusha, si në fushën e trajtimit të burgosurve të dënuar për vepra penale terroriste, në fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rendësi për të dy palët.


“Në takim, Thaçi dhe Ismajli ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët. Në fund të takimit, Thaçi duke e falënderuar Ismajli për mikpritjen, e ftoi për vizitë në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori