LAJMI I FUNDIT:

Gold AG me kryeministrin në nderim të dëshmorëve të Hasit

Gold AG me kryeministrin në nderim të dëshmorëve të Hasit
Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur Gold AG është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ka vënë në pah miqësinë e mirë që ka me disa nga krerët e shtetit, në veçanti kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai është takuar të premten me kryeministrin në Lubizhdë të Hasit, në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.

Reperi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq momentin e takimit me Haradinajn në Has.

“Lubizhdë e Hasit. Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane. Me kryeministrin Ramush HARADINAJ”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë, Gold AG ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Ymer Bajramin, “Zani i Koshares”, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/