Zaev: Mbështesim fuqishëm iniciativën 16+1, kemi potencial të madh për avancimin e partneriteteve ekonomike dhe afariste
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me një delegacion nga vendi të përbërë nga zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi morën pjesë në Samitin e 8 të kryetarëve të Qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës, në kuadër të procesit 16+1, i cili këtë vit mbahet në Dubrovnik, të Republikës së Kroacisë. Në kuadër të këtij Samiti, kryeministri Zaev mori pjesë në mbledhjen plenare në të cilën mbajtën fjalim kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, mbështet fuqishëm iniciativën 16+1. Besojmë se kemi potencial të madh për t’i avancuar partneritetet tona, por edhe për të krijuar potencial të ri ekonomik dhe afarist. Bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës, me vendet nga EQL është platformë e shkëlqyer dhe një kanal shtesë për komunikim dhe bashkëpunim të vendit tonë me RP të Kinës në shumë sektorë të ndryshëm. RMV e finalizon anëtarësimin e saj në NATO këtë vit dhe jemi të fokusuar në hapjen e bisedimeve me BE-në. Po në këtë drejtim, iniciativa 16+1 është e plotësuar me këto përpjekje”, tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Kryeministri Zaev theksoi se vendi ynë ka përfitime nga përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe me RP të Kinës dhe në këtë drejtim i përmendi dy projektet infrastrukturore, të cilat dalin si rezultat i iniciativës 16+1, që nënkupton vazhdim i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër dhe se së shpejti pritet që në mënyrë zyrtare të bëhet lëshimi i autostradës Milladinovcë – Shtip, e cila është në fazë përfundimtare të ndërtimit.
Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Zaev i uroi mirëseardhje vendit tonë fqinj, Greqisë e cila i bashkohet iniciativës dhe bëhet vendi i 17-të anëtar i procesit të bashkëpunimit të RP të Kinës me vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025