Në 20 vjetorin e masakrës në Lubizhdë ku ranë 14 dëshmorë dhe 40 martirë të këtij fshati, krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë kishin ardhur për të nderuar të rënët ku edhe u vendos gur themeli i kullës muze “Kulla e Qëndresës”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këtë tubim përkujtimore duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera në Kosovë tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.
Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të hakmerret por sipas tij, duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i Gjykatës Speciale për të dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë vitit 1998-99.
Veseli teksa ka treguar përjetime e tij gjatë luftës me bashkëluftëtarët e tij hasian, tha se Lubizhda është porta e lirisë që i dha Kosovës në kohën e luftës besë, bukë e pushkë.
“Kemi reagime nga shteti serb duke mohuar masakrat serbe për aq sa kemi reagim nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare për qenien e tyre, por një është e qartë ky është edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, përderisa nuk do të dënohen njerëzit për krimet në Prekaz në Mehë në Obri në Reçak, Rrezallë e gjithandej Kosovës janë me qindra masakra ata pushteti serb gjithmonë do i mohoj krimet serbe ky është gabimi i bashkësisë ndërkombëtarë kjo është edhe përgjegjësi e institucioneve tona….Pres përkrahje që edhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli.
“Nuk është herë e parë që Hasi është përgjakur nga armiku, në krejt historinë e armiqve Hasi e ka dhënë pjesën e vetë, pra të luftës, të nderit dhe të bukës”, tha Haradinaj.
Kryetari i fshatit Lubizhdë, Bekim Nerjovaj tha se ndonëse humbja e djemve dhe vajzave të tyre është dhimbje e madhe, në të njëjtën kohë është edhe krenari që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Sot, 20 vite më parë pjesa më e madhe e martirëve dhe dëshmorëve u maltretuan dhe u vranë në vende të ndryshme disa u vranë në Lubizhdë pranë familjarëve të tyre “, tha ai.
Ndërtimi i Kullës Muze “Kulla e Qëndresës” është përkrahur nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët