LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për vrasjen e një gruaje në 1972 falë filxhanit të kafesë

Arrestohet për vrasjen e një gruaje në 1972 falë filxhanit të kafesë

Një burrë është arrestuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në vitin 1972 falë një testi ADN-je.

Autoritetet zbuluar 77-vjeçarin falë një faqeje gjenetike dhe ADN-së nga një filxhan kafeje.


Terrence Miller u arrestua në shtëpinë e tij në ë Edmonds, Washington, të mërkurën dhe u akuzua për vrasjen e 20-vjeçares, Jody Loomis katër dekada më parë.

Autoritetet thanë se Loomis ishte duke udhëtuar me biçikletë nga shtëpia e saj në një stacion më 23 gusht 1972, kur u sulmua dhe u qëllua me plumb në kokë.

Ajo u gjet e përdhunuar dhe pothuajse e zhveshur nga dy njerëz në një zonë të pyllëzuar rreth 30 minuta pasi u pa për herë të fundit e gjallë.

ADN-ja u gjet nga sperma në çizmet që Loomis mbante veshur në kohën e sulmit, por hetuesit nuk arritën të gjenin dot përdhunuesin.

Dhe policia tha të enjten se Miller u identifikua përmes testimi gjenetik.

Vitin e kaluar policia ngarkoi një skedar digjital që provat e ADN-së të mbledhura nga skena e vrasjes së Loomis në GEDmatch, një faqe interneti gjenetike.

Ata zbuluan se ADN-ja i përkiste një prej gjashtë vëllezërve.

Pas hetimeve të mëtejshme u zbulua se ishte Miller autori i vrasjes. Ai jetonte vetëm 5 km larg vendit ku u gjet trupi i Loomis.

Detektivët ndoqën Miller dhe morën një filxhan kafeje që ai e hodhi në koshin e plehrave. Më pas bënë verifikimin e ADN-së në filxhan dhe spermës së gjetur në këpucën e viktimës.

“Pas më shumë se 46 vitesh në kërkim të vrasësit të Loomis më në fund mund ti japim një lajm të mirë familjes së Jody,”-tha policia. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori