LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje

Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, në seancën e Kuvendit ka folur për deklaratat që i ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ndaj tij.

Molliqaj ka thënë se deputeti Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001.

“Meqenëse ai ka thënë se unë isha pjesë e SHIK-ut, unë po tregoj se kur ishte Glauku pjesë e SHIK-ut. Viti në të cilin Glauk Konjufca ka shërbyer në SHIK, është viti 2000-2001. Paga e tij ishte 150 marka. Rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja. Letrat që vinin në SHIK, Glauku me kolegë të tjerë të SHIK-ut i përpunonin dhe i futnin në të dhëna. Arsyeja e largimit ishte paga e ulët. Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë zyrtar në SHIK”, ka thënë ai.


Molliqaj ka theksuar se deputeti Konjufca nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën.

Molliqaj – Konjufcës: Për SHIK-un nuk mund të shpëtojë as Burdushi (Video)
Lexo po ashtu Molliqaj – Konjufcës: Për SHIK-un nuk mund të shpëtojë as Burdushi (Video)

“Glauku bashkë me bashkëpunëtorët e tij po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën. SHIK-u si organizatë ka kryer veprime kriminale, por jo secili që ka qenë aty ka bërë veprime të tilla. Dikush që akuzon e se pranon të kalaurën e vet, është i rrezikshëm në politik”, ka thënë ai.

Konjufca në Debat Plus: Molliqaj të merr Salih Salihun dhe tërë SHIK-un dhe përballemi në gjykatë
Lexo po ashtu Konjufca në Debat Plus: Molliqaj të merr Salih Salihun dhe tërë SHIK-un dhe përballemi në gjykatë

Molliqaj i është drejtuar Konjufcës duke i thënë se kredibiliteti i tij politik ka rënë dhe se shpëton dot askush.

“Glauk nuk të pshton Kadrija, që po sillet si shefi yt. Glauk të pshton vetëm e vërteta. Glauk ta kanë lëshuar Burdushin nga burgu, dhe mund ta vizitosh por nuk të shpëton. As gjykata nuk do të shpëtoj, ti e din që kjo është gjë e vertetë që ti e ke konfirmu. Mu më vjen marre prej teje, sepse ka deputet që e din këtë. Kredibiliteti yt politik ka rënë tërësisht sepse ka njërëz që e din këtë që e thash. Si do ta kritikosh tani Kadri Veselin. Mundesh me shku te Burdushi e ndoshta të ndihmon e kalon këtë krizë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori