LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard tregon për dhunën që kishte përjetuar nga Johnny Depp

Amber Heard tregon për dhunën që kishte përjetuar nga Johnny Depp
Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto by Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Amber Heard ka akuzuar Johnny Depp për “sjellje të dhunshme” dhe konsumim të madh të “drogës dhe alkoolit”.

Aktorja 32-vjeçare ka akuzuar kohë më parë për dhunë ish-bashkëshortin me të cilin ishte e martuar pak më shumë se një vit përpara se shkurorëzohej në maj të vitit 2016.


Aktualisht artistja është duke u përballur me një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje, ku aktori pretendon se akuzat ishin një “mashtrim i përpunuar. Rreth një vit të marrëdhënies sonë isha dëshmitare se si ai abuzonte me drogën dhe alkoolin. Në disa raste, Johnny përdorte njëkohësisht barna ilegale”, tha ajo.

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

“Johnny shpeshherë nuk ka mundur të kujtohej ditën e nesërme për sjelljen e dhunshme. Unë isha e dashuruar në të dhe i besoja premtimeve të shumëfishta se do të përmirësohej”, shoti biondina.

Ajo më tutje tregoi një rast kur kishte përjetuar dhunë nga artisti hollivudian, e cila gjë kishte ndodhur në një aeroplan privat.

“Në një moment, unë u ngrita nga karrigia dhe Johnny më goditi në shpinë. Ai vazhdoi të më bërtiste deri në momentin kur u kyç në banjo të aeroplanit dhe aty e kaloi pjesën e mbetur të fluturimit”, tha në fund Heard.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori