LAJMI I FUNDIT:

“Batalioni” i të ftuarve nga Specialja

“Batalioni” i të ftuarve nga Specialja

Rreth 100 ftesa nga Gjykata Speciale kanë arritur deri më tani në Kosovë, ku vetëm gjatë këtij muaji thuhet se kanë arritur 40 ftesa të reja.

Disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët tashmë janë intervistuar, mbeten me shpresë se nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të thirren përsëri, shkruan Gazeta Zëri.

Në dhjetor të vitit të kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar pati nisur t’i “shpërndajë” ftesat për intervistim ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Deri më tash, ashtu siç është bërë e ditur zyrtarisht, janë intervistuar edhe disa ish-eprorë të lartë të UÇK-së, ndonëse nuk është treguar se në ç’cilësi ka ndodhur intervistimi, në atë të dëshmitarëve ose të dyshuarve.


Sipas drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), deri më tash janë intervistuar gjithsej rreth 50 persona, kurse mbi 40 ftesa të reja për intervistim kanë mbërritur në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti. Në total, siç ata kanë pohuar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar rreth 100 ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët tashmë janë intervistuar lidhur me këtë çështje, mbeten me shpresë se nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të thirren më për t’u intervistuar.

Por avokatët e akredituar nga Specialja kanë thënë se nëse Prokuroria vlerëson se ka nevojë për intervistim të sërishëm mund ta ftojë prapë ndokënd që tashmë veçse ka kryer këtë procedurë.

Sipas tyre, pos emrave që janë bërë publikë, të cilët janë ftuar për intervistim, ka edhe të atillë që kanë qenë në Hagë për të njëjtën çështje, porse nuk kanë dashur t’i mediatizojnë rastet e tyre. Në anën tjetër, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë pranuar të japin informacion lidhur me atë se kur mund të nisin aktakuzat e para.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori