Kryetari i Nismës, Fatmi Limaj, nga Prizreni ku u shënua 5-vjetori i degës së kësaj partie, deklaroi se Kosova po kalon në momente kritike dhe më shumë se kurrë shfaqet nevoja që politikanët të jenë të kujdesshëm me fjalët dhe vendi të mos e humbë orientimin e saj qenësor në temat e ditës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se në vend ka lloj-lloj politikanësh që janë mjeshtër të politikave ditore të cilët synojnë t’ia humbasin orientimin Kosovës dhe t’ia ngadalësojnë rrugëtimin vendit në proceset e saj.
Ai tha se qëndrimet e Nismës nuk janë piskamë dhe zhurmë dhe se subjekti i tij nuk bën politika ditore, por ndërton politika strategjike dhe dëshmi është përvjetori i pestë i kësaj partie.
“Sot ma shumë se kurrë kemi nevojë mos me humb orientimin. Sot ka zëra jashtë e brenda Kosovës që duan këtij vendi me ia humb orientimin. Me ja ligështu pozicionet vendit tonë në negociata, me ja vonu rrugëtimin vendit tonë në vizionin strategjik dhe këto të arriturat që kemi bërë në 20 vjet në këtë vend me ia shtu dhimbjen vendit tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lejojmë askush të mos na humbë këtë orientim strategjik të përmbylljes njëherë e mirë të temave të mëdha për vendin”, deklaroi Limaj.
Kreu i Nismës duke folur për subjektin e tij tha se janë flamurtar të korrektësisë politike dhe se shpeshherë herë janë shndërruar në ura bashkëpunimi në çështjet e rëndësishme për vendin.
Ai tha se Nisma ka gjetur frymën e bashkëpunimit në momente të vështira dhe kanë respektuar punën e gjithsecilit pavarësisht se kujt i përket apo bindjeve të tij.
“Jo rastësisht sot ky grup politik është flamurtar i korrektësisë politike në Kosovë. Ne kemi qenë korrekt me partnerët tanë në opozitë, ne kemi bashkuar opozitë, kemi qëndruar në opozitë deri në fund, ne nuk i kemi ikur përkushtimit tonë pavarësisht lëvizjeve së të tjerëve. Ne kemi ditur që interesat e ngushta partiake t’i lëmë anash dhe të bëhemi urë e bashkëpunimit të të tjerëve në shërbim të vendit”, vijoi Limaj.
Limaj inkurajoi degën e Nismës e cila përfaqësohet në Asamblenë komunale me pesë këshilltarë dhe udhëheq me drejtori në Komunën e Prizrenit që të mbështesë ide dhe projekte në shërbim të qytetarëve, pavarësisht se kush i propozon ato.
Në këtë tubim foli edhe kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, i cili deklaroi se për një kohë të shkurtër, subjekti që përfaqëson ka arritur të bëhet pjesë vitale e qeverisjes lokale.
Ai tha se duan të shtrijnë rrymën socialdemokrate në çdo lagje të Prizrenit me angazhimin e pandërprerë të të gjitha strukturave të kësaj dege në këtë qytet.
Duke folur për qeverisjen në Prizren, Berisha tha se kjo nuk është e lehtë pas 10 viteve keqqeverisje dhe se po synojnë t’i kalojnë problemet duke u angazhuar maksimalisht përmes drejtorive që udhëheqin dhe këshilltarëve komunalë në Asamble.
Ai pati edhe një porosi për Partinë Demokratike të Kosovës e cila dikur ka udhëhequr me Komunën e Prizrenit duke thënë se ëndrrat e tyre për t’u rikthyer në pushtet nuk do të realizohen.
“Duhet që ëndrrat e dikujt që ditëve të fundit po i sheh rreth qeverisjes komunale të mbetën dhe dekada të tjera ëndrra sepse thjesht ata që ëndërrojnë për t’u rikthyer pas 10 vite keqqeverisje në Prizren e kanë marrë dënimin ose gjykimin me votat e qytetarëve.[…]Liria e mendimit dhe veprimit është bërthama e një demokracie të mirëfillte, por jo e një demokracie që dikush e keqpërdor për interesa të ngushta”, deklaroi Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A