LAJMI I FUNDIT:

Dhanë leje ndërtimi kundërligjshëm, arrestohen dy zyrtarë komunal në Fushë Kosovë dhe një pronar kompanie

Dhanë leje ndërtimi kundërligjshëm, arrestohen dy zyrtarë komunal në Fushë Kosovë dhe një pronar kompanie
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot ka arrestuar personin e dyshuar mashkull me inicialet A.P., dhe të dyshuarën femër me iniciale A.S., në Komunën e Fushë Kosovës dhe të dyshuarin mashkull me iniciale M.V., pronar i një kompanie.

Të dyshuarit A.P. dhe A.S. në cilësinë e personave zyrtarë duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin për ndërtimin e objektit shumë banesorë me afarizëm në Rr. “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër, duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit  dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative.

Në rastin e lejes ndërtimore për kompaninë, veprimi i të dyshuarave ka shkaktuar dëm për banorët e dy objekteve ekzistuese duke mos respektuar distancën e ndërtimit.


I dyshuari M.V. në cilësinë e pronarit të kompanisë në rastin e parë dhe ndërtuesit të objektit në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë edhe pse ishte pajisur me leje ndërtimi nga të dyshuarit në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimit dhe udhëzimet administrative, i njëjti nuk ju ka përmbajtur as kësaj leje ndërtimi duke bërë tejkalime të lejes gjatë ndërtimit të objektit si dhe nuk ka përfillur urdhëresat e Inspektoratit të Ndërtimit për ndërprerjen e punimeve të kundërligjshme.

Të dyshuarit me iniciale A.P. dhe A.S. me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” ndërsa i dyshuari me iniciale M.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim të prokurorit kompetent dërgohen në ndalim për 48 orë për procedura të mëtejme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori