LAJMI I FUNDIT:

​Kadrijaj: Nuk janë të gjithë që po synojnë të ikin për të mos u kthyer më – shkojnë për vizita familjare

​Kadrijaj:  Nuk janë të gjithë që po synojnë të ikin për të mos u kthyer më – shkojnë për vizita familjare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar pamjet që po i shfaqin mediat ku numër i madh i qytetarëve po shihen duke pritur para ambasadave, për t’u pajisur me viza. Sipas saj, jo të gjithë po migrojnë, disa po shkojnë për vizita familjare.

Sipas deputetes time Kadrijaj, ata që po presin për viza para ambasadave në Prishtinë, nuk janë të gjithë që po synojnë të ikin për të mos u kthyer më në Kosovë.

Ajo në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend, ku po debatohet për migrimin, tha se bashkë-ndjejnë me të gjithë ata njerëz që po e braktisin Kosovën.

“Të gjithë ata që po kërkojnë viza nuk janë njerëz që dëshirojnë të ikin e mos të kthehen, sepse ka njerëz që shkojnë për vizita familjare, ka njerëz që shkojnë për vizita turistike, këtu t’i cekim edhe vizat e punës, por personat që kanë aplikuar edhe avancim profesional ,dhe nuk janë të ata persona që dëshirojnë të ikin dhe mos të kthehen më në Kosovë. Edhe ne bashkë-ndjejmë atë se të gjithëve na pengon që njerëzit po e braktisin Kosovën dhe ndoshta qoftë për arsye ekonomike ose arsye të tjera, ne duhet të ofrojmë kushte që qytetarët të qëndrojnë në Kosovë, duhet me qenë angazhim i qeverinë në këtë drejtim”, tha ajo.

Kadrijaj tha se shpreson që të gjithë një ditë të kthehen dhe të kenë një jetesë të mirë në Kosovë./Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori