LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci: Pas dy shkurorëzime në jetë, martesën e tretë për momentin nuk po e mendoj

Monica Bellucci: Pas dy shkurorëzime në jetë, martesën e tretë për momentin nuk po e mendoj

Ishte dalja e dytë publike për Monica Bellucci, 54 vjeçe, e cila dukej e mrekullueshme dhe elegante përkrah të dashurit të saj Nicolas Lefebre,36 vjeç në ngjarjen e firmës Cartier në Paris.

Ajo ka folur për të dashurin e ri duke thënë se nuk kanë profesion të njëjtë, por që ndihet e lumtur në krah të tij.

“Njeriu me të cilin e ndaj jetën time nuk ka të njëjtën punë si unë, por udhëton shumë. Ritmi i jetës së tij plotëson kërkesat e mia jetësore”, tha ajo.


E pyetur nëse do ta konsideronte një martesë, zeshkania ka pohuar se për momentin nuk po planifikon të shkoj drejt altarit të martesës.

“Kur keni lënë pas vete dy martesa, duhet të kini kohë për të menduar për këtë para se sërish të kurorëzoheni, për të kuptuar pse ndodhi dhe përse u shkurorëzuam. Le të themi se jam në fazën e të mësuarit për momentin”, pohoi aktorja.

Ndryshe, Monica ishte martuar me fotografin e modës, Claudio Carlos Basso, nga viti 1990 deri më 1994 dhe më pas me Vincer Cassel nga viti 1999 deri në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori