LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nga Kosova nuk po ikin kriminelët por prokurorët

Kurti: Nga Kosova nuk po ikin kriminelët por prokurorët

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nga Kosova po ikin prokurorit, e jo kriminelët. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet për migrimin e Kosovarëve.

Kurti ka thënë se për t’i kthyer njerëzit, duhet të kthehet edhe prokuroi Elez Blakaj, që siç tha ai, iku nga kryeministri dhe qeveria.

Albin Kurti tha se migrimi në Kosovë ka shkaqe të fuqishme ekonomike.


“Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delawie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn”, tha ai.

Kurti tha se me këtë deficit tregtar, Kosova po zbrazet nga para dhe njerëzit.

Ai tha se është e nevojshme një  konferencë kombëtare  e investitorëve, ku theksi është të diaspora, po që për këtë sipas Kurtit, është i rëndësishëm sundimi i rëndit dhe ligjit në Kosovë./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Lajme
Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Lajme
Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Politikë
Kalo në kategori