Kryetari i pikës më të madhe të vetëvendosjes në Komunën e Gjilanit – Zhegër, Xhelal Hajrullahu, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat përfaqësuese të kësaj partie pas 6 vjet angazhimi.
Ai ka theksuar se shkas i largimit të tij janë proceset problematike të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan, e cila sipas tij, vazhdon me avazin e vjetër për mos shpërndarjen e përgjegjësive në proporcion të barabartë në bazë të meritokracisë, injorimin dhe shpërfilljen e anëtarëve dhe krijimi i favoreve për ata që janë të dëgjueshëm.
“Demokracia e sotme në Lëvizjen Vetëvendosje! Qendra në Gjilan, është një demokraci me probleme dhe me demokraci jo të vërtetë. Mospajtimet në Lëvizje janë shfaqur nga aktivistë dhe qytetarë të shumtë para dhe pas zgjedhjeve lokale me kandidimin për kryetar komune, të deleguar nga niveli qendror, e që rezultoi me humbje të këtyre zgjedhjeve. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë pas qarjeve të mëdha që ndodhën në nivel qendror e që u manifestuan me dorëheqjen e një numri të caktuar të figurave që kanë bartur funksione brenda subjektit në nivel lokal”, ka thënë Hajrullahu.
Sipas tij, largimi i shumë figurave me peshë intelektuale shkaku i disa personave që janë me vite të tëra në organizatë e që shiten si pronar të saj, janë disa nga arsyet që në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka vend për njerëz meritor dhe me vlera.
“Këtë më së miri e dëshmon edhe mbajtja e mbledhjes së XVII-të të Këshillit të Qendrës, ku janë bërë zgjedhjet për plotësimin e kryesisë së Qendrës si dhe delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm. Këto zgjedhje ishin të porositura dhe me kushte të padrejta për pjesëmarrësit”, pohon Hajrullahu.
Ai ka bërë të ditur deri në një vendim tjetër të ri do të vazhdojë t’i jetësojë bindjet e tij politike si këshilltar i pavarur në Kuvendin Komunal të Gjilanit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A