LAJMI I FUNDIT:

Kosova së shpejti me ligj për sanksionimin e mohimit të krimeve të luftës

Kosova së shpejti me ligj për sanksionimin e mohimit të krimeve të luftës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar që Qeveria ta krijojë një ligj për dënimin e mohimit të krimeve të luftës në Kosovë. Ky propozim është miratuar nga kabineti qeveritar.

“Diskursi i përdorur nga politikanë të Listës Serbe për viktimat e luftës në Kosovë, duke bërë përpjekje ta fshehin të vërtetën dhe duke i mohuar krimet që Serbia ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë, është i papranueshëm. Rasti i ish-ministrit Teodosijevic nuk është i pari. Kemi pasur raste ndër vite kur një gjë e tillë ka ndodhur nga vetë pjesëtarë të Qeverisë nga radhët e Listës Serbe, deklarata këto të cilat më pas janë mbështetur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë së Serbisë. Deklarata dhe përpjekje të tilla janë të patolerueshme”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë.


Hoxhaj përmendi praktikën evropiane për parandalimin e ringjalljes së ideologjisë e cila çoi në kryerjen e këtyre krimeve – të spasteimit etnik – të ndalohet çfarëdo glorifikimi i Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë kryer krime dhe janë përgjegjës edhe nga gjykata ndërkombëtare.

“Prandaj, konsideroj që ne duhet t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për ta rregulluar bazën e ndëshkimit të atyre që mohojnë krimet/gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Një shembull i tillë, duhet të ndiqet sipas praktikës së shumë shteteve evropiane, në mënyrë që të parandalohet ringjallja e ideologjisë e cila çoi në kryerjen e këtyre krimeve –të spastrimit etnik – të ndalohet çfarëdo glorifikimi i Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë kryer krime dhe janë përgjegjës edhe nga gjykata ndërkombëtare. Kjo mbi të gjitha, do ta mbronte dinjitetin e viktimave të luftës në Kosovë”, vazhdoi Hoxhaj në fjalën e tij.

Hoxhaj deklaroi se një ligj të tillë qeveria dhe parlamenti ua ka borxh viktimave dhe familjeve të tyre.

“Gjenocidi i Serbisë në Kosovë është fakt, dhe dëshmitë për këtë janë të shumta dhe evidente. Qeveria e Kosovës, por edhe Parlamenti, ua kanë borxh një ligj të tillë të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre për t’ua mbrojtur dinjitetin dhe për të parandaluar rikthimin e politikës që shkaktoi humbjen e jetëve të të gjitha këtyre viktimave” ka përfunduar Hoxhaj në fjalën e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori