LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll fiton ndaj asaj të Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll fiton ndaj asaj të Izraelit
Foto: KosovaHandball.info

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të mërkurën. Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 27:24 në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Për përfaqësuesen tonë është fitorja e parë në këto eliminatore. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:8 në të mirë të Kosovës. Ndeshja Kosova-Izraeli u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë para rreth 1,500 shikuesve që krijuan atmosferë të bukur sportive.


Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme e djelmoshave të përzgjedhësit Taip Ramadani. Të udhëhequr në fushë nga kapiteni i pandalshëm Valon Dedaj, lojtarët nga Kosova kanë dominuar prej fillimit të ndeshjes ndaj Izraelit. Mbrojtja ishte mur thuajse i pakalueshëm për lojtarët izraelit, ndërsa në sulm lojtarët tanë kanë shënuar gola prej më të bukurve me goditje për libra të hendbollit.

Kosova e ka hapur ndeshjen shumë mirë dhe ka krijuar epërsi prej 4-0. Izraeli golin e parë e ka shënuar vetëm në minutën e tetë për 4-1.  Kosova ka mbajtur vazhdimisht epërsinë prej disa golave dhe në pushim ka shkuar me epërsi 12-8. Me ritëm të njëjtë është vazhduar edhe në pjesën e dytë dhe epërsia e Kosovës asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Ajo ka shkuar deri në gjashtë gola, por në fund izraelitët ia kanë dal të ngushtojnë rezultatin në 27-24.

Kapiteni Dedaj ka udhëhequr Kosovën drejt fitores historike, duke shënuar plot dhjetë gola. Por të gjithë lojtarët e Kosovës u shfaqën në nivel të lartë. U dallua edhe Deniz Terziqi me gola të bukur e asistime maestrale për bashkëlojtarët, pastaj Enis Kabashi shumë efikas, Kastrioti Jupa i pakompromis dhe shumë luftarak në të dy anët e fushës, krahët Drilon Tahirukaj e Bashkim Gashi.

Mbrojtja për udhëheqës këtë herë e kishte portierin e jashtëzakonshëm Haris Berisha, që u mbështet fuqishëm nga Jupa, Bujar Ramosaj, Luigj Quni dhe të gjithë të tjerët që u aktivizuan.

Paraqitja e fuqishme e Kosovës jep shpresë për ndeshjen e së dielës që luhet po me Izraelin në Tel Aviv, por edhe për ndeshjen me Poloninë që e luajmë në shtëpi më 12 qershor. Tani Kosova barazon pikët me Poloninë dhe Izraelin dhe realisht futet në garë për kualifikim në Evropian. Gjermania, që të mërkurën e mposhti Poloninë me 26-18, udhëheq në grup me gjashtë pikë, derisa Polonia, Izraeli e Kosova i kanë nga dy pikë nga tre ndeshje.

Me fitoren historike të Përfaqësueses A është mbyllur një ditë po ashtu historike për hendbollin kosovar në përgjithësi. Të mërkurën filloi gara IHF Trophy Intercontinental, ndërsa kombëtarja jonë U21 bëri hapin e parë drejt kualifikimit në botëror.

Kosova – Izraeli 27:24 (12:8)

Kosova: Arbër Curri, Kastriot Jupa 3, Kreshnik Krasniqi, Bashkim Gashi 2, Lindrit Fetahu, Enis Kabashi 5, Valon Dedaj 10, Fatlum Ahmeti, Deniz Terziqi 4, Etrit Xhafolli, Endrit Abdullahi, Luigj Quni, Drilon Tahirukaj 3, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Rron Ramadani.

Izraeli: Elimelech, Natsia, Shkalim, Gera, Gal 1, Levy 1, Terpper, Hershkowitz 3, Gerera 2, Tutkenitz 2, Stelman, Mosindi 2, Cohen 1, Hamami 6, Pomeranz 5, G. Pomeranz 1. /KosovaHandball.info/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori