LAJMI I FUNDIT:

Putinit “i hapet edhe një varr”, kësaj radhe në vendlindjen e tij (Foto)

Putinit “i hapet edhe një varr”, kësaj radhe në vendlindjen e tij (Foto)

Presidentit rus, Vladimir Putin i është krijuar edhe një tjetër varr, në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, i cili njëherësh është vendi ku ka lindur presidenti rus.

Një grup i ashtuquajtur, Pyatnistsa ka postuar në rrjetin social Telegram një fotografi, duke u tallur me varrin e Putinit me mbishkrimin, “Një kufomë politike e Federatës Ruse”.


Ende nuk është bërë e qartë se ku saktësisht është vendosur varri në Shën Petersburg, përcjell rel.

“Duket se është bërë traditë në Rusi që zhgënjimi të shprehet në këtë mënyrë për presidentin. Protestë e pafund. Shën Petersburg, 2019”, ka shkruar ky grup në Telegram.

Kjo të paktën është hera e katërt brenda një muaji, prej kur kritikët e Putinit kanë protestuar kundër presidentit rus në këtë mënyrë.

Më 3 prill dy aktivistë të grupit, Agit Russia janë ndaluar në Shën Petersburg për krijimin të një varri afër një katedraleje në këtë qytet.

Mënyra të ngjashme për shprehje të pakënaqësisë janë bërë edhe në Moskë dhe në rajonin Tatarstan të Rusisë.

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori