LAJMI I FUNDIT:

Mirë se vini në Gadheim – fshatin e vogël që po përgatitet të jetë qendra e re e Bashkimit Evropian (Foto/Video)

Mirë se vini në Gadheim – fshatin e vogël që po përgatitet të jetë qendra e re e Bashkimit Evropian (Foto/Video)

Një ndryshim i madh në zemër të Evropës mund të ndodhë. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim politik – është ndryshim gjeografik.

Siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, që kur Kroacia u bashkua në vitin 2013, pika qendrore e Bashkimit Evropian ka qenë një qytet i vogël bavarez i quajtur Westerngrund.


Por gjithçka mund të ndryshojë së shpejti.

Udhëtimi nga Westerngrund në një tjetër vend të vogël bavarez, fshati i vogël i Gadheim, merr rreth një orë.

Dhe është Gadheim që do të marrë statusin e “pikës qendrore” të Bashkimit Evropian, nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian.

Qendra zyrtare e Evropës është përcaktuar nga Instituti Gjeografik Francez (IGN).

Edhe pse ka lëvizur disa herë kur Bashkimi u krijua dhe shumë vende morën një status të tillë, ajo ka mbetur në Gjermani që nga zgjerimi nga 15 në 25 vende në vitin 2004.

Madje, në një pjesë të një toke bujqësore, gjithçka është gati për të ngritur flamurin e BE-së në pikën e saktë të vendosur për t’u bërë qendra e re gjeografike e bllokut.

Edhe pse një fshat i vogël, i panjohur deri më tani – banorët shpresojnë se titulli i ri mund ta vendosë fort fshatin në hartë.

Madje, banorët kanë paraqitur edhe një kërkesë – për ta bërë Theresa May një qytetar nderi të Gadheim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori