LAJMI I FUNDIT:

Shiu i dendur, përmbytet Vlora

Shiu i dendur, përmbytet Vlora

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që disa lagje të Vlorës të përmbyten.

Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve është sjellë prezencë uji në disa akse rrugore në lagjen Pavarësia, Skelë.

Vizion Plus raporton se punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës dhe marrjen e masave nëse reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.