Ndonëse po përmendet shpesh ideja për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës, duket se ky nuk është një proces i lehtë për t’u arritur.
Kështu po e sheh edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, aq më pak në një kontekst politik që ndodhet vendi.
Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të ndodhë me përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës pasi që sipas tij, nuk ka konsensus të mjaftueshëm.
“Nëse shohim tash se a ka nevojë që disa prej çështjeve të adresohen, padyshim që po. Ministria e Drejtësisë ka filluar një proces të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Mendoj që ky proces do të përfundojë me një strategji e cila do të rekomandoj edhe ndryshime kushtetuese”.
“Ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, aq më pak në një kontekst politik çfarë jemi tani në një përbërje të Parlamentit çfarë e kemi tani, ku konsensusi arrihet jo shumë lehtë dhe në anën tjetër çdo ndryshim kushtetues duhet të ketë së paku 2/3 e votave të Kuvendit dhe për çështje të tilla besoj se sot nuk jemi një situatë politike shumë të favorshme të ndryshimeve të tilla”.
Sipas Tahirit, problemet politike nuk janë probleme të cilat duhet të adresohen në Gjykatë Kushtetuese, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk është marrë fare edhe me disa çështje të cilat lidhen me kushtetutshmërinë.
“Ne si klasë politike nuk duhet që të synojmë që çdo problem politik ta drejtojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe problemet politike nuk duhet t’i drejtojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe të kërkojmë zgjidhje për to”.“Mendoj që disa prej çështjeve që i kemi dërguar, nëse shohim në retrospektivë tash e 11 vjet janë disa prej çështjeve që realisht edhe Gjykata Kushtetuese nuk është marrë fare me to sepse nuk janë çështje që lidhen me kushtetutshmërinë”. “…ne e kemi pa që shumë institucione janë sfiduar, qoftë për zgjedhjen që s’ka qenë në përputhje me kushtetutshmërinë, qoftë ligje, ngaqë janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese që s’kanë qenë në përputhje me Kushtetutën”, ka shtuar Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online.
Tahiri thotë se Kosova ka një storie të mirë të zbatimit të Kushtetutës, përveç rastit të zgjedhjes së dy presidentëve kosovarë brenda afatit gjashtë mujor.
“Ne e dimë që i kemi pasë dy presidentë të cilët realisht iu është pamundësuar vazhdimi i mandatit të tyre si rezultat i moszgjidhjes në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, kemi një histori të suksesit, histori e shkurtë, e re, mirëpo një histori të suksesit me të cilën jemi ballafaquar me shumë çështje”. “Janë edhe një mori ligjesh të cilat janë ra poshtë si rezultat i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Ai tha se ka hapësirë për përmirësime në zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë po punon në këtë drejtim.
“Janë një mori ligjesh që derivojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ka ende edhe çështje të cilat duhet t’i adresojmë që lidhen me të drejtat e njeriut, me të drejtat pronësore etj”.
“…Mirëpo mendoj që për një jetë të njeriut 10 vite janë të mëdha, mirëpo për një jetë të shtetit normalisht nuk është se janë të mëdha dhe ne në vazhdimësi duhet ta plotësojmë, ta ndryshojmë, ta avancojmë – duke i përfshirë edhe konventat ndërkombëtare, qofshin ato për të drejta të njeriut, qofshin për të drejta të tjera”.
Kosova shënon 11-vjetorin e Kushtetutës së saj, e cila u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite