LAJMI I FUNDIT:

Basha: As zgjedhje, as dialog pa largimin e qeverisë

Basha: As zgjedhje, as dialog pa largimin e qeverisë

​Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Kukësi dhe Kurbini se sondazhet tregojnë se partia e tij është shumicë absolute, dhe se nuk do të ketë dialog, as zgjedhje pa larguar qeverinë.

Basha ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit.

Duke u ndalur tek sondazhet, ai tha se të gjitha e tregojnë se PD është shumicë absolute. Basha gjithashtu shtoi se nuk do të ketë zgjedhje pa dhënë dorëheqje pushtetarët e sotëm.


“Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri”, tha ai.

Po ashtu, Basha thekson se nuk do pranojmë dialog pa rrëzimin e qeverisë. Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit në protestën e radhës në Tiranë./kp/