LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të KShZ-së dhe IDK-së për vizitë në Dibër, Ohër dhe Novo Sello

Përfaqësues të KShZ-së dhe IDK-së për vizitë në Dibër, Ohër dhe Novo Sello

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) sot do t’i vizitojë komisionet komunale zgjedhore në Dibër, Ohër dhe Novo Sello ku do të realizohet takime me kandidatët për kryetar komune në këto komuna apo me përfaqësuesit e tyre të autorizuar.

Sipas njoftimeve, kreu i KShZ-së Oliver Derkoski paradite bashkërisht me nënkryetaren Dimtmire Shehu dhe anëtarin e KShZ-së Enver Salihi, si dhe me drejtorin e IDK-së Kris Henshou do ta vizitojnë komisionin komunal zgjedhor në Dibër kur do të takohen me përfaqësuesit e autorizuar të kandidatëve për kryetar komune, ndërsa gjatë pasdites do ta vizitojnë komisionin zgjedhor komunal në Ohër ku do të takohen me kandidatët për kryetar komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e KShZ-së Elizabeta Postollvska dhe Janaqe Vitanovski dhe sekretari i përgjithshëm i KShZ-së Dobre Jançev, bashkërisht me përfaqësues të IDK-së sot paradite do të vizitojnë komisionin komunal zgjedhor në Novo Sello ku do të realizojnë takim me kandidatët për kryetar komune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori