LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon java e dytë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale, tre kandidatët presidencial në qytete të ndryshme

Vazhdon java e dytë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale, tre kandidatët presidencial në qytete të ndryshme

Fillon java e dytë e fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale ku tre kandidatët presidencial vazhdojnë t’i paraqesin programet dhe konceptet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.

Kandidati i cili ka mbështetjen e partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, dje ka mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës ku foli për emigrimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.


“Kur kalova nëpër Kumanovë sot u dëshpërova shumë se pash shumë rrugë të zbrazëta, dyqane të mbyllura, shpallje nëpër dritare kërkojnë punëtor, punë ka por nuk ka kush të punojë, kjo është trishtuese, me fjalë të tjera deri në vitin 2017 në Maqedoni u shpërngulen 250.000 qytetarë, parashikimet e bankës botërore janë që deri në vitin 2035 do të shpërngulen edhe 23% e popullatës, për 10 vite do të jemi një shtet i zbrazur për 50%”, tha Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska Davkova, dje ka mbajtur takime me qytetarët e Strumicës akuzoi Zaev dhe LSDM-në atë se kanë harruar se çfarë ju kanë premtuar qytetarëve dhe se kanë harruar himnin e Maqedonisë.

“Jo vetëm që harrojnë atë çfarë kanë premtuar, harrojnë të kaluarën, harruan madje edhe himnin. Do të thotë se harruan Strumicën dhe gjithë Maqedoninë. Himni nuk harrohet, himni gjithmonë këndohet, për shkak se aty ku është himni atje është shteti, atje ku s’ka himn, s’ka as shtet”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Ndërsa kandidati i partive politike në pushtet, Stevo Pendarovski, dje ishte për takime me qytetarët e Kisella Vodës ku foli për perspektivën evropiane të vendit, për punësime të reja dhe jetë më cilësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Që nga viti 2016 ka politikan të rri të cilët u përpoqën t’i zgjidhin problemet më të vështira që të shkojë ky vend para. Arritëm të bëjmë një hap të madh. Vetëm për dy vite regjim të vërtetë erdhëm deri në NATO dhe në qershor presim datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nga viti 2006 deri në vitin 2016 kishim emigrimin më të madh, ku pjesa më e madhe ishin të rinjtë. Kjo mund të parandalohet vetëm me anëtarësimin në BE, me hapjen e vendeve të punës për të rinjtë”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori