LAJMI I FUNDIT:

Fabrizi kërkon normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Fabrizi kërkon normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, ka porositur Prishtinën dhe Beogradin të vazhdojnë dialogun.

Fabrizi ka thënë se pa normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Këto komente ai i bëri në rrjetin social Twitter.


“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, në mënyrë që ata të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, shkruan ai në Twitter./Telegrafi/