LAJMI I FUNDIT:

Evertoni ndal ecurinë e mirë të Arsenalit

Evertoni ndal ecurinë e mirë të Arsenalit
Phil Jagielka duke festuar golin ndaj Arsenalit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas pesë fitoreve dhe një barazimi në gjashtë ndeshjet e fundit, ecuria e mirë e Arsenalit është ndërprerë nga Evertoni.

Blutë dominuan në këtë ndeshje dhe në fund arritën fitore minimale ndaj Topçinjve me rezultat 1-0.


Phil Jagielka shënoi në minutën e dhjetë pas një tollovie në zonë, ndërsa në vazhdim ekipet nuk krijuan ndonjë rast serioz për gol dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

E treta fitore radhazi e Evertonit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me dominimin e vendasve të cilët kërkuan golin me anë të Gylfi Sigurdsson (72′), Richarlison (74′) Bernard (81′), por rrjeta e Bernd Lenos bëri disa pritje të mira dhe nuk lejoi tjetër gol.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje Shkodran Mustafi luajti nga fillimi, ndërsa Granit Xhaka nuk ishte as në bankën rezervë për shkak të lëndimit.

Mesut Ozil në duel me Lucas Digne (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje Arsenali vazhdon në pozitën e katër në Ligën Premier me 63 pikë, aq sa Chelsea. Evertoni në anën tjetër ngjitet në pozitën e nëntë me 46 pikë.

Në xhiron e radhës e Topçinjve është kundër Watfordit, ndërsa Evertoni ndaj Fulhamit. /Telegrafi/