LAJMI I FUNDIT:

E zë burrin në shtrat me tjetrën, kinezja humb durimin – sulmon dyshen (Video)

E zë burrin në shtrat me tjetrën, kinezja humb durimin – sulmon dyshen (Video)

Një video ku shihet një grua duke u konfrontuar me bashkëshortin dhe të dashurën e tij, ka marrë mbi 15 milionë klikime në Kinë.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e kishte zënë burrin në shtrat me tjetër në një hotel, ku më pas ndodhi kaosi, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar gruaja e nervozuar, dëgjohet duke e pyetur burrin se pse e kishte tradhtuar pas gjashtë viteve martesë. Ajo më pas humb kontrollin dhe e godet shuplakë në fytyrë, derisa pranë tij po qëndronte gjysmë lakuriq e dashura e tij.


“Si ke guxuar. A e di se sa mirë të kam trajtuar? A e di”, ka shtuar ajo duke bërtitur.

Ajo kishte marrë me vete një grup miqsh dhe ishte futur tinëzisht në dhomën e hotelit ku po qëndronin burri dhe e dashura e tij, ku nuk hezituan t’i filmojnë me qëllim që pamjet t’i publikojnë në internet.

E ky veprim duket se nuk i pëlqeu burrit që iu vërsul miqve të saj që po e filmon, e në anën tjetër ajo fillon ta sulmoj “rivalen” që qëndronte e shtrirë në shtrat dhe nuk e thoshte as edhe një fjalë.

Për ta qetësuar situatën është dashur të intervenoj policia, që të gjithë i shoqëroi në stacion dhe pas intervistimit i ka liruar. /Telegrafi/