LAJMI I FUNDIT:

Shaolin Gang sjellin këngën e re “Tito”

Shaolin Gang sjellin këngën e re “Tito”

Dyshja e njohur Shaolin Gang, kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Tito” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanerit hip-hop.

Muzika është punuar nga FlexyBoy, gjersa për tekstin janë kujdesur vet protagonistët.


Ndërkohë incizimi është bërë në studion e kompozitorit të njohur Florent Boshjaku.

“Tito” është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse mendojnë që së shpejti t’ia realizojnë edhe klipin. /Telegrafi/