LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në kazinonë e Lipjanit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në kazinonë e Lipjanit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.P i cili nga gjuajtja me armë kishte lënë të vdekur një person në kazinon “Matrix” në Lipjan.

Sipas njoftimit për media i pandehuri A.P me datë 20.03.2019 rreth orës 18:26 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix, me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme me përdorimin e forcës, në atë mënyrë që fillimisht ishte afruar tek banaku i kazinosë.

“Nga i dëmtuari tani i ndjeri F.A kishte kërkuar një pije dhe kur tani i ndjeri ishte kthyer për ta marr pijen i pandehuri nga brezi kishte nxjerr pistoletën dhe ia kishte drejtuar viktimës duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ja kishte dorëzuar kuletën me të holla pastaj i pandehuri kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës, me ç ‘rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Sipas komunikatës, i pandehuri A.P kishte marr nga viktima shumën e parave në vlerë rreth 3000€ dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit. Ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti pas kryerjes së veprës penale për një kohë ka qenë në arrati, i është shmangur organeve të ndjekjes dhe hetuesisë. Po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Po ashtu Gjykata konstaton se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPRK-së. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori